Viti 2019 shënon historinë, katër kompeticione bukurie fitohen nga gratë me ngjyrë

Gjatë këtij viti, për herë të parë katër kompeticione i fituan gratë me ngjyrë.
“Miss America”, “Miss USA”, “Miss Teen USA” dhe “Miss Universe” u fituan nga gratë me ngjyrë, shkruan DailyMail.
Të dielën mbrëma, Zozibini Tunzi nga Afrika e Jugur është kurorëzuar “Miss Universe 2019”, fitorja e saj shënoi hisorinë.
Tunzi, 26-vjeçare, u bashkua me “Miss America”, Nia Franklin, “Miss USA”, Cheslie Kryst dhe “Miss Teen USA”, Kaliegh Garris, në katërshen e historisë.
Ato kanë nmarrë lëvdata nga një numër i madh njerëzish, përfshirë edhe ish-zonjën e parë, Michelle Obama.
Pasi fitoi kurorën e “Miss Universe”, Tunzi, dha një deklaratë të fuqishme, ku ndër të tjera tha “U rrita në një botë ku një grua që duket si unë – me llojin tim të lëkurës dhe flokët e mi – kurrë nuk u konsiderua e bukur”.
Ndërsa, në një postim në rrjete sociale, ajo tha se u hap një derë e re dhe se nuk mund të ishte më mirënjohëse se kaq.
Përveç Michelle Obamës, edhe Oprah Winfrey e uroi atë përmes rrjetit “Twitter”.