Champions League/ Atalanta e Gjimshitit arrin kualifikimin historik

Atalanta ka arritur kualifikimin historik në Champions League. Me Berat Gjimshitin titullar që nga minuta e parë, bergamaskët fituan me rezultatin 0-3 në transfertë ndaj Shakhtar Donetsk, duke u kualifikuar si vendi i dytë në grupin C, e për të vijuar në fazën me eliminim direkt.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por Castagne zhbllokoi shifrat në minutën e 66-të. Ndërkohë, goli i dytë dhe i qetësisë, erdhi në minutën e 80-të nga Pasalic. Goli i tretë u shënua në minutën e 94-rt nga Gosense, duke hipotekuar kështu fitoren e Atalantas.

Ndërkohë, për kualifikimin, shërbeu edhe Mançester City, me fitoren që arriti ndaj Dinamos së Zagrebit.