‘Veç po na ra Serbia nuk vijmë’/ Ja çfarë tha Komandanti i FSK-së për ndihmën për tërmetin

Komandanti i FSK, Gjeneral Rrahman Rama në studion e Abc Neës me gazetaren Linda Karadaku ka rrëfyer detaje nga operacioni pas tërmetit tragjik në Shqipëri.

Gjatë bisedës gazetarja solli në vëmendje komunikimin me këshillltarin e FSK lidhur me ardhjen komandantit në studio.

Karadaku: Këshilltari më tha diçka që më ngeli në mendje, tha do vimë patjetër “veç po na ra Serbia nuk vimë”.

Komandanti: Në situatën aktuale ku jemi ne kemi KFOR-in atje, kemi NATO-n mund të them se gjitha që kemi bërë e kemi bazuar në standardet e NATO-s, se synimi ynë është të jemi pjesë e NATOS-s. Reagimet dihen, KFOR atje janë miqtë tanë dhe ne do të veprojmë komform përgjegjësive.