E TURPSHME/ Racizmi i Ramës në Laç: 'Bjere çik atë të ziun, ku është ai i ziu'?
Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Laçit, ku vijoi shfaqjet e tij mes të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në rolin e show-manit, që kontrollon çdo gjë dhe i jep fjalën atij që do vetë, shefi i mazhorancës me zë dhe me figurë shfaqi edhe shenja të forta racizmi.
Siç shihet edhe në videon e publikuar nga vetë kryeministri në Facebook, ai i drejtohet një anëtari të komunitetit rom me fjalën “i ziu”.
“Bjere çik atë të ziun, ku iku?”, i drejtohet Rama truprojave të tij, teksa fjalën e kishte pr një qytetar, i cili i kërkoi një hotel për nënën e tij.
Por kryeministri nuk u mjaftua me kaq... Edhe më pas ai iu drejtua sërish me të njëjtën gjuhë: “Ku është ai i ziu?...
Sjellje e padenjë për një njeri rruge e jo për kryeministrin e një vendi që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian. /SYRI.net
Pjesë nga biseda
Qytetari: Jam 56 vjeç dhe kam gjithë jetën me qera.
Rama: Qenkemi moshtar. Ti je si shpirt (e puth në ballë). Ç’ke prapë do ta rregullojmë shtëpinë dhe me qera do jesh ti.
Qytetari: Po s’na i japing ne shtëpitë me qera.
Rama: Çfarë thua ti? Pronari që do i rregullojmë shtëpinë, do ta ketë kush që do të ta japë prapë ty me qera.
Qytetari: Vëre dorën në zemër edhe për romët
Rama: Sa i dua unë romët s’i do njeri. Ju keni zemër të madhe, muzikë, harem, bëni kalamaj. S’ankoheni fare ju. Bëni jetë.
Qytetari: Unë kam plakën 82 vjeçe në çadër. Dua një dhomë hoteli për plakën (qytetari largohet, Rama e thërret ti japë çelsat”.
Rama: Bjere çik atë të ziun, ku iku ai? Ku është ai i ziu mër, nga më iku?
Qytetari: Faleminderit shumë
Rama: Merri çelësat, çojë plakën në hotel!