Maradona fiton gjyqin ndaj shtëpisë së famshme të modës

Diego Armando Maradona ka fituar gjyqin ndaj markës super luksoze Dolce & Gabbana për përdorim abuziv të emrit dhe imazhit.

Shtëpia e famshme e modës është dënuar për shkak të përdorimit të një fanele të Napolit me emrin e Maradonës, e njëjtë me atë që u shpall kampion, si dhe numrin 10 mbi shpinë, gjatë një eventi marketingu mes VIP-ave në vitin 2016.

Gjykata e Milanos sanksionoi gjithçka në favor të Diego Armando Maradonës për shkak se firma e veshjeve luksoze ka përfituar nga ndikimi dhe historia e ish futbollistit, sidomos në Apenine.

Stilistët e njohur do të paguajnë kështu Maradonën me70,000 € plus 13,000 € në tarifat e avokatit  , një shifër e papërfillshme si për Dolce e Gabbana ashtu edhe për Maradonën, por që i jep avantazh në planin moral, njeriut që i ka mohuar trashëgiminë, edhe vajzës së tij Xhanina.