FOTO/ Derbi i parë në ‘Air Albania', Partizani publikon çmimet e biletave

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, do të luhet të premten në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, dhe klubi i kuq, ka publikuar çmimet e biletave për këtë ndeshje të rëndësishme.

Bileta më e lirë për këtë ndeshje do të kushtojë 500 lekë të rinj dhe do të jenë tribunat pas portave, ku pritet të qëndrojnë ultrasit e dy skuadrave.

Ndërkaq bileta më e shtrenjtë do të  kushtojë plot 5000 lekë të rinj, që do të jetë ajo e tribunës Vip Gold.