Gazetari: Kënaqeni kur Rama vishet si profeti Muhamed

Gazetari Ylli Rakipi ishte i ashpër në takimin e Komisionit të Medias, ku u diskutua për nismat ligjore të qeverisë.

Duke iu drejtuar deputetëve, Rakipi komentoi edhe veshjen e këtyre ditëve të kryeministrit Edi Rama.

“Ndoshta një pjesë nga ju jeni të kënaqur me daljet e liderit tonë, që përveç përmbajtjes, demonstron edhe formë. Vishet si profeti Muhamed”, tha Rakipi.

Së fundmi, kryeministri Edi Rama ishte në Konferencën Islamike si i pari zyrtar i këtij niveli të lartë.

Ai citoi atje Kuranin, teksa kërkoi ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Kurse ‘muri’ i tij në FB është i mbushur me thënie të dijetarëve apo klerikëve të lartë myslimanë.