Manchester United do gjykohet nga një kosovar në ndeshjen e Europa League

Në mesin e katër gjyqtarëve për ndeshjen e së enjtes mes Manchester Unitedit dhe AZ Alkmaarit, në kuadër të Ligës së Evropës, do të jetë edhe Bekim Zogaj.

Manchester Unitedit i duhet vetëm një pikë për ta fituar grupin, megjithatë anglezët do të shpresojnë t’i fitojnë të gjitha ndeshjet në shtëpi në Evropë këtë sezon.

Për këtë ndeshje në “Old Trafford” do të shërbejë si gjyqtar anësor shqiptari me nënshtetësi zvicerane, Bekim Zogaj.

“Sandro Scharer i Zvicrës do të jetë gjyqtari kryesor të enjten në mbrëmje. 31-vjeçari i ka drejtuar dy ndeshje të Ligës së Evropës këtë sezon, përfshirë këtu fitoren 4-0 të Arsenalit kundër Standard Liege në Emirates Stadium në tetor, duke ndëshkuar tetë lojtarë me kartonë të verdhë dhe një me të kuq gjithsej. Ai do të ndihmohet nga Stephane de Almeida dhe Bekim Zogaj, ndërsa Fedayi San do të shërbejë si gjyqtar i katërt”, shkruhet në uebsajtin zyrtar të Manchester Unitedit.