Kapexhiu ‘zbulon’ kujt ia tregoi gishtin e mesit Rama

Nëse kryeministri i çdo vendi normal do të tregonte gishtin e mesit ndaj protestuesve, teksa ndodhet në mesin e dhjetëra nxënësve të shkollave fillore, ai nuk do ishte më kryeministër.

Por ajo që bëri Edi Rama të hënën as nuk u pasqyrua në mediat e mëdha, edhe pse ishte çështja më e komentuar në median sociale.

Dhjetëra meme janë prodhuar për këtë çështje.

Kurse mjeshtri Bujar Kapexhiu, në karikaturën e tij në gazetën Mapo, ‘zbulon’ se kujt ia tregoi gishtin e mesit Rama.