FOTO/ Ndahet nga jeta ish-trajneri

Bota e futbollit ka marrë një lajm të hidhur mëngjesin e sotëm.

Ish-trajneri i  njohur anglez, Jim Smith, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, që zbulojnë se Smith humbi jetën për shkaqe tërësisht natyrore.

Gjatë karrierës së tij, Smith, i njohur me nofkën "Bald Eagle" (Shqiponja Qerose), ka drejtuar nëntë klube angleze, kryesisht në nivelet e ulëta të futbollit, mes të cilave Derby County, Oxford United dhe Portsmouth.

Arritjet më të mëdha janë fitimi i Kupës së Ligës me Queens Park Rangers në vitin 1986 si dhe promovimi i Derby County në Premier League në vitin 1996.