Napoli shkarkon Ancelottin, sot emërohet trajneri i ri

Napoli ka shkarkuar Carlo Ancelottin. Edhe pas fitores mbrëmjen e djeshme në Champions League përballë Genkut, duket se fati i italianit ishte vendosur.

Pas një takimi me Aurelio De Laurentis, presidenti i Napolit i ka komunikuar trajnerit se nuk do të jetë më trajner i klubit, ndërkohë që raporti i miqësisë mes tyre vazhdon pa cenim.

“Sky Sport” shprehet se takimi ka qenë i shkurtër, pasi De Laurentis e kishte ndarë mendjen për atë që do i komunikonte Ancelottit.

Në Itali ndërkohë, e bëjnë të sigurt se ditën e sotme do të jetë Genaro Gattuso ai që do të marrë detyrën e trajnerit të ri të Napolit.

Ende asgjë nuk është zyrtare, por zhvillime të reja priten në ditët në vijim.