Cassano: Interi duhet të transferojë këta 3 futbollistë për të fituar titullin në Serie A

Antonio Cassano ka një këshillë për Interin.

I ftuar në emisionin televiziv “Tiki Taka”, ish-sulmuesi zikaltër është shprehur se skuadrës së Antonio Contes i nevojiten 3 përforcime gjatë merkatos së janarit.

“Marcos Alonso në mbrojtje, Vidal në mesfushë dhe Giroud në sulm, janë të nevojshme për zikaltrit. Me këto 3 përforcime Interi do të luftonte për titullin deri në fund të sezonit”, u shpreh Cassano.