VIDEO/ SYRI TV në Ndroq, banorët në mëshirë të fatit pas tërmetit pa strehë në kokë
Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Familjen Matera në fshatin Lagja e Re në Ndroq. Banesat në këtë fshat janë dëmtuar në tërmetin e parë të datës 21 shtator teksa i dyti i datës 26 nëntor i nxori të pabanueshme.
Gjatë takimit kreu i qeverisë ishte së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kanë premtuar rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.
Syri Tv ka udhëtuar drejt fshatit Lagja e Re për të parë më nga afër problematikën e banorëve.
E moshuara jeton në shtepinë e dëmtuar dhe mes lotësh ngre zerin për një çadër të cilën instancat nuk ia kanë siguruar.
Teksa vazhdojmë në lagjen e fshatit për të hedhur drite mbi çdo banesë të demtuar të terheq vëmendjen se gati çdo banesë ka një çadër një zgjidhje e përkohshme por në kushtet atmosferike që ndodhemi vështirëson jetesën e banorëve
Ata shprehen se shtëpia ishte e vetmja pasuri e tyre e mbetur pasi me pensionet vetëm barnat mund të blejnë. Për mos menduar për rindërtimin e banesave buxhetin e familjeve pasi është i pamundur.
Gra burra femijë dhe gra shtatzana që përtej frikës tashme i tremb e ardhmja pasi duhet të mendojnë për një strehë të sigurt dhe të ngrohtë për familjen.
Ndihma e vetme që këta banorë kanë marrë janë çadrat e siguruara nga bashkia, të cilat pas më shumë se dy muajsh përdorim janë duke u amortizuar dhe nuk sigurojnë më mbrojtje.