Bylykbashi: Ramës dhe ndërtuesve pranë tij po u shkëlqejnë sytë pas tërmetit

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, i ftuar në Syri Tv pasi bëri përgjegjës qeverinë Rama për situatën aktuale ku ndodhen familjet e goditura nga tërmeti, tha ndër të tjera se Rama dhe koorporata që ka pas vetes po e shfrytëzon këtë situatë për të përfituar sa më shumë të jetë e mundur sipas konceptit komunist që të ndërtojë shteti.

‘Durrësi është drejtuar që nga viti 2000 nga socialistët, të cilët lejuan që sidomos në pjesën e bregdetit të ndërtoheshin godina pa kriter, ndërkohë që në periudhën që është qeverisur nga Partia Durrësit në zonën bregdetare të Durrësit nuk lejoheshin ndërtime mbi katër kate.

Këtë situatë me ardhjen tonë në pushtet nuk do ta lëjojmë më.

Durrësi po hyn në një dimër ekonomik, që nuk do të zgjasë me muaj, por që do të zgjatë me vite.

Bizneset shumë shpejt rrezikohen nga anulimet e kontratave me firmat e huaja. Nuk do të ketë fuqi punëtore për shkak të largimeve. Kjo do të të sjellë edhe ulje të forcës ekonomike.

Duhet një plan Marshall për Durrësin dhe Edi Rama nuk e merr parasysh këtë pjesë. Njerëzit që janë pranë Ramës po u shkëlqejnë sytë sepse do të ketë Koorporatën e Ndërtimeve.

Durrsakët janë të shqetësuar, sepse është thënë që do tju heqim nga këtu dhe do ju çojmë në kënetë.

Dhe sor rrezikojmë që durrsakët që janë në qendër të shkojnë në Kënetë sepse aty do ndërtojë Rama.

Ndërkohë që duhet t’ua lemë tregut të lirë dhe rregullave eksiztuese ligjore që të gjejnë zgjidhje me ndihmën e shtetit, por jo të jetë shteti ai që do ndërtojë-tha Bylykbashi.