‘Jam në një kurs 6-mujor për domino’-Iriqi bisedon me Haki Çakon

Iriqi: - Nuk po del fare në tv për emergjencat.

Çako: - Del Rama, kaq mjafton.

Iriqi: - Po a je ti drejtor?

Çako: - Drejtor është Edi. Ne të tjerët jemi zëvendësa. Ja, e sheh Ruçin? Bën çfarë i thotë Rama, i rroftë që merr rrogën si kryetar parlamenti. Ose së fundi Lali. E si e futi të lyejë shkallët e pallateve?

Iriqi: - Po kështu nuk ndjehesh në siklet?

Çako: - Hiç fare.

Iriqi: - Si e shtyn kohën?

Çako: - Jam i zënë deri në grykë këto ditë.

Iriqi: - Me se?

Çako: - Jam në një kurs 6- mujor për domino. Do zoti marr doktoraturën dhe do hap në Tiranë një universitet për këtë sport. Jemi popull dominonjaxhi, nuk u ndahemi tavolinave duke përplasur fort gurët.

Iriqi: - Po me emergjencat kush do merret?

Çako: - Bën Rama sikur merret.

Iriqi: - Bën?

Çako: - Po. Në fakt nuk ka asnjë lekë mënjanë. Fondin e emergjencave e harxhon që në 3 janar. Ua shpërndan televizioneve që t’i krehin bishtin gjithë vitin. Edhe ata punonjës që janë vijnë në aksion veshur me rrobat e shtëpisë. As kapele në kokë nuk mbajnë. Po thuaj shyqyr që jemi vend që jemi vend i varfër e duket sikur prej vitesh na bije térmet çdo ditë. Jemi mësuar.

Iriqi: - Dmth Rama asgjë nuk do zgjidhë?

Çako: - Do zgjidhë fitimin nga tenderat e donacionet. Kaq. Se trupat nën rrënoja i gjeti qeni i Kosovës, sigurinë e banesave po e bëjnë izraelitët.

Iriqi: - Po Rama?

Çako: - Rama vërtitet si zarbë. Rrugë më rrugë e qytet më qytet. Ndaj i propozova diçka gjeneral Lleshit.

Iriqi: - Çfarë?

Çako: - T’i hedhë Ramës te këmbët ca gaz gjumëndjellës. Ta verë në gjumë e do shohësh që punët do ecin sahat. Do riparohen dëmet,do hiqen inertet e do gjejë qetësi populli kur të hapë tv. Nuk duhet shumë,një grusht gaz. Kaq e biem rehat të gjithë. Rehatohet dhe Rama se u çaplye i ziu, avion më avion e televizion më televizion.