Ramën e gjen belaja me qentë: Të vetmit që replikojnë gjatë Show-t për tërmetin!

Qente si kafshë që kanë një ndjeshmëri të lartë ndaj njerëzve jo të mirë dhe të  rrezikshëm, duket janë kthyer në `hall` për kryeministrin Rama, gjatë vërdallisjeve të tij nëpër zonat e dëmtuara nga tërmeti.

Këtë herë në Shijak një qen shtëpie i ka lehur `me inat` kryeministrit duke I prishur shfaqjen televizve me batuda në rrugë. Ndërkohë që lehte me të madhe duke mbrojtur derën e shtëpisë, Rama ka replikuar me qenin duke e quajtur; analist.

“Hiqe mor atë analist, fute mrena analistin se na myti. Hiqe mor. Fute mrena,”- tha Rama dhe filloi të ecte, ndërkohë që nga i zoti i qenit nuk mori përgjigje, sepse duket mjaftonin të lehurat e shumta derisa kryeminstri u largua.

Kujtojmë se edhe në 1 Dhjetor, gjatë vizitës në Kashar, ndërsa po ecte rrugës dhe po bashkëbisedonte me shoqëruesin, një qeni aty afër i ka lehur me të madhe kryemistrit. Ka qenë ky momenti Rama i nervozuar i është qenit dhe me nervozizëm të theksuar e ka urdhërua njësoj siç bën me vartësit;“Pusho, pusho… Pusho, se edhe ty…”.

Por ndryshe nga ata që e rrethojnë, qeni nuk ka pushuar, por ka replikuar fortë me kryeministrin!