FOTO/ Vullkani në Zelandë, shpëtuesi: Pamje të tmerrshme, si të Çernobilit

Një pjesëtar i ekipeve të shpëtimit që shkoi në Ishullin e Bardhë të Zelandës së Re për të shpëtuar turistët pas vullkanit të së hënës, tha se ishte një skenë e ngjashme si ajo e Çernobilit.

“Çdo gjë ishte e mbuluar nga një shtresë e trashë hiri”, tha Russell Clark për TVNZ.

Dhjetëra turistë ishin në ishull në atë kohë. Gjashtë u konfirmuan të vdekur. Tetë të tjerë dyshohet se kanë vdekur dhe rreth 30 kanë plagë të rënda.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern vlerësoi ekipet e katër helikopterëve të shpëtimit.

“Ata pilotë morën një vendim tepër të guximshëm nën rrethana jashtëzakonisht të rrezikshme  duke u përpjekur të shpëtonit njerëzit,” u tha ajo gazetarëve të martën.