Drogë dhe armë në avionin e reperit Juice Wrld, para se të vdiste

Policia amerikane tha se gjeti armë dhe drogë në avionin privat që transportonte reprerin Juice Wrld në Çikago, para se ai të vdiste në dielën në mëngjes.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit po e prisnin avionin që po ulej, pasi kishin marrë informacion se në bordin e tij kishte substanca të ndaluara.

Një autopsi ndaj 21-vjeçarit nuk qe finale. Zyra e Mjekut Ligjor të qarkut Cook tha të hënën se duheshin studime shtesë para se ata të përcaktonin shkakun e vdekjes.

Policia në Çikago hodhi dritë kështu mbi vdekjen e papritur të një yjeve më të ndriitshëm të hip-hopit.

Nga kontrolli i avionit u zbuluan 41 qese të mbyllura me marihuanë, 6 shishe  kodeine shurup, dy pistoleta 9mm, një pistoletë e kalibrit 40, një revistë municionesh dhe plumba metalshpues, thanë autoritetet për median amerikane, përfshirë Chicago Tribune dhe Neë York Times.

Dy burra të identifikuar nga policia si rojet e Juice Wrld janë akuzuar për mbajtjen pa leje të armëve dhe municioni.