Çfarë na mësoi tërmeti?

Çfarë na mësoi tërmeti? Jemi komb i stërlashtë, nuk na ka hije të sillemi si çiliminj, si komb aventurierësh të papjekur, që në jetën e vet nuk mban parasysh rriskun e asaj që bën! Rrisku maksimal, siguri zero!

Ky është budallalliku ynë kolektiv! Dhe tani i kërkojmë llogari njeri tjetrit: Pse më janë çarë muret muaaaaaa?!

Na çaftë ujku, na çaftë, do të gjejmë fajtorin tani?! Fajtori?! Ne jemi, ne! Të ndalemi o të marrë, se do të marrim më qafë le veten, por edhe ata që do të lindnin në shekuj, nga 50 të vrarët e që mundet në potencë të bëheshin mijëra!

Po qe se nuk i vemë gishtin kokës dhe në çaste frike, tr?agjedie dhe ankthi kolektiv, kurrë nuk do të arsyetojmë ndonjëherë! Mos të mendojë njeri se nuk jemi paralajmëruar. As të mos thotë njeri se nuk e ka ditur. Të gjitha janë thënë!