ARRSH: Pastrohet nga gurët rruga Elbasan - Qafë Thanë, rifillon qarkullimi

Pastrohet nga dherat dhe gurët, rruga Elbasan - Qafë dhe zhbllokohet kalimi i automjeteve. ARRSH-ja njoftoi para pak minutash gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur reshje shiu  në juglindje të vendit dhe përgjatë segmentit rrugor Elbasan-Qafë Thanë (Murrash), ka pasur rënie materiali në trupin e rrugës. Por, kontraktorët e mirëmbajtjes  bënë menjëherë pastrimin e rrugës duke mos penguar trafikun.