", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Pas publikimit të këngës së RTSH-së, ja çfarë thotë Elvana Gjata

Ditën e djeshme u publikuan në Youtube këngët e  "Festivalit të 58 të RTSH-së".

Një ndër to ishte dhe kënga e Elvana Gjatës ‘Me tana’  e cila deri më tani është një ndër më të pëlqyerat e publikut.

Ajo numëron mijëra klikime në kanalin e Youtubit, ndonëse nuk ka shumë që është hedhur.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Elvana iu ka shprehur mirënjohjen të gjithë fansave që e kanë mbështetur dhe po e mbështesin.

"Nuk mund ta mohoj që mbushem me jetë kur shoh që kënga që kam shkruar prej shpirtit për ju, po ju jep gëzim. Nuk ka kupë, fitore, festival që mund të më japi atë që ju më keni dhënë në më shumë se një dekadë. Përulem para jush. Tan jetën ju dua me tana”, ka shkruar Elvana krahas videos së publikuar,në të cilën jepet një pjesë e kengës.

View this post on Instagram

Nuk mund ta mohoj qe mbushem me jete kur shoh qe kenga qe kam shkruar prej shpirtit per ju ,po ju jep gezim! Nuk ka kupe, fitore, festival qe mund te me japi ate qe ju me keni dhene ne me shume se nje dekade. . .Perulem para jush! Taaaan jeten ju dua me tana!

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on