Digjet makina në Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në lagjen "15 Tetori" para Bashkisë së qytetit

"Ka marrë flakë automjeti tip furgon Volskëagen Kaddy në pronësi të shtetasit F.P", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e rastit.