Çfarë përmbysje e çmendur! Arsenali shënon 3 gola për 9 minuta

Arsenali ka bërë të pabesueshme duke shënuar tre gola të shpejtë në sfidën në transfertë kundër West Hamit e vlefshme për javën e 16-të në Premier League.

Në minutën e 60’ Martinelli barazoi rezultatin 1-1, por vetëm 6 minuta më pas Nicolas Pepe kalon në avantazh “topçinjtë”.

Golin e qetësisë për miqtë e realizoi Pierre-Emerick Aubameyang (69’).