‘Tifozët më ofenduan nënën...’, trajneri shpërthen keq pas ndeshjes

Trajneri i skuadrës turke të Gaziantepit, Marius Sumudiça ka shpërthyer keq pas barazimit pa gola ndaj Koniasporit.

Trajneri rumun tregoi se tifozët e skuadrës së tij e ofenduan me fjalë të rënda nënën dhe familjen e tij pas ndeshjes dhe u kundërpërgjigj duke bërë një gjest refuzues ndaj tyre.

“Deri tani kemi grumbulluar 17 pikë. Normalisht, do të kërkojmë maksimumin me Kaizerisporin. Javën e ardhshme është një finale e vërtetë për ne. Kur erdha te Gazientepi, premtova se do të grumbullonim 20 pikë. Jemi drejt arritjes së objektivit’’, shprehet Sumudiça.