FOTO/ Zbulohet formacioni i Interit kundër Barcelonës në Champions!

Interi do të luajë mbrëmjen e nesërme ndaj Barcelonës në “San Siro”, një sfidë vendimtare për fatet e zikaltërve në Champions League.

Një fitore e Interit do t’i jepte automatikisht të drejtën për të kaluar në fazën tjetër atyre, ndërsa Barcelona nga ana e saj është pa objektiva, pasi e ka siguruar vendin e parë në grup.

“Sport mediaset” ka publikuar formacionin e mundshëm të Interit me Antonio Conten.

Sulmi nuk ndryshon me Lautaro dhe Lukakun, ashtu si mbrojtja, ku luan tredhëmbëshi Godin-Skriniar-De Vrij.