'E vrava pasi...'/ Autori rrëfen në polici pse qëlloi mbi të riun me të cilin po pinte

Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së ndodhur në mbrëmje në qytetin e Kavajës, ku humbi jetën shtetasi Marjus Ismaili, 26 vjeç.

Xhemal Leçini, tha në Polici se ‘ai nuk e mban mend si ka ndodhur ngjarja, pasi ishte në gjendje të dehur’.

Me duart në kokë i shokuar për atë që ndodhi, 60 vjeçari është shprehur se me viktimën dhe një tjetër person kishin që prej orës 11:00 të paradites së sotme që po pinin.

Po sipas tij shkak për konfliktin ka qenë një debat që degjeneroi nga sharjet në përdorimin e armës.

"Kemi qenë të pirë, ishim prej orës 11:00 në tavolinë. Nuk e di si ndodhi, u errësova dhe e vrava", mësohet të ketë tënë Leçini në Polici.

Autori e kishte banesën në katin e tretë të pallatit ku ndodhi krimin, ndërsa lokalin ku shiste edhe mish e kishte në katin e parë të pallatit.