DETAJE/ E shkuara e të vrarit në Kavajë, çfarë bëri 7 vite më parë

Një i ri mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Kavajë.

Marjus Ismaili është 29-vjeçari, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Kavajë, pasi një konflikti banal, nën efektet e alkoolit.

Autori i dyshuar për vrasjen e 26 vjeçarit është Xhevdet Lecini,  60 vjeç i cili ndodhet i shoqëruar në Policinë e Kavajës.

Por i vrari i sotëm rezulton një emër i njohur për policinë.

Marjus Ismaili ka qenë i arrestuar për ‘vrasje të mbetur në tentativë’ 7 vite më parë.

Më 29 korrik 2012, Ismaili u ndalua nga policia, pasi së bashku me një person tjetër, për shkaqe banale, pas grindjeve në lokale bastesh sportive, plagosën rëndë me thikë dy persona të tjerë.