Interi synon fitoren përballë Barçës, ja sa tifozë do të jenë të pranishëm në ‘San Siro’

Në mbrëmjen e sw martws, Interi luan sfidën deçizive për të kaluar grupin në Ligën e Kampionëve.

Në “San Siro” do të zbresë Barcelona e cila nga ana e saj e ka mbyllur çështjen e kualifikimit dhe vendit të parë në grup, ndërsa zikaltërve iu nevojiten me çdo kusht tre pikët.

Në këtë formë, për t’i dhënë një shtysë më shumë skuadrës e cila në këtë sezon po ecën me ritme të larta, kanë menduar tifozët. Stadiumi pritet të jetë i tejmbushur, teksa do të jenë diku tek 72.000 spektatorë.

Të ardhurat e biletave pritet të kalojnë shifrën e 6.5 milionë eurove që u mblodhën për ndeshjen e këtij sezoni, ndaj Juventus.