Njihuni me aktorët e serialit turk ‘Bija ime’, çfarë nuk dinit për ta

Seriali “Bija ime” me historinë e veçantë ka bërë për vete të gjithë publikun shqiptar.

Seriali flet për historinë e një vajze me emrin Ojky e cila vuan nga një sëmundje.

Personazhet kryesor të këtij seriali turk janë vogëlushja Ojky, babai i saj Demiri dhe Xhandan. Nuk mungojnë as personazhet negativ si Xhemali i cili kërkon të hakmerret ndaj Demirit.

Mirëpo ndonëse në serial nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin, në jetën reale të gjithë aktorët kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Më poshtë ju sjellim disa informacione për secilin prej aktorëve.

Beren Gokyildiz e cila luan rolin e Ojkyt është 10 vjeç dhe ka lindur në Stamboll.

Ajo e ka nisur aktrimin që në moshën 4-vjeçare.

Beren u bë e njohur në Shqipëri nga seriali “Nënë”.


Bugra Gulsoy i cili luan rolin e Demirit është 37 vjeç dhe ka lindur në Ankara.

Ai ka nisur të luajë në filma që në vitin 2004.

Bugra u bë i njohur në Shqipëri nga seriali “Kuzey Guney”.

Në jetën reale ai është i martuar dhe në prill të këtij viti u bë baba i një vogëlushi.


Leyla Lydia Tugutlu e cila luan rolin e Xhandanit është 30 vjeç dhe ka lindur në Gjermani.

Ajo ka fituar “Miss Turqia 2008” dhe më pas nisi karrierën si aktore.

Sa i përket jetës personale aktorja preferon të mos japë informacione.


Tugay Mercan i cili luan rolin e Ugurit është 36 vjeç.

Ai ka nisur aktrimin në vitin 2006 duke luajtur në teatër dhe më pas në filma e seriale.

Ai u bë shumë i njohur nga seriali “Kurrë mos u dorëzo” që është transmetuar dhe në Shqipëri.


Sinem Unsal e cila luan rolin e mësuese Sevgit është 26 vjeç.

Ajo e ka nisur vitet e fundit aktrimin dhe u bë e famshme nga seriali “Dashuri bardh e zi”.


Serhat Teoman i cili luan rolin e Xhemalit është 36 vjeç.

Ai është një nga aktorët më të famshëm turk dhe e ka nisur aktrimin në vitin 2003.

Ai ka luajtur në serialin “Kuzey Guney” dhe në serialin “Nënë”.


Deniz Ali Cankorur i cili luan rolin e Mertxhanit është 12 vjeç dhe një fëmijë shumë i famshëm në Turqi.

Ai ka marrë pjesë në reklama televizive dhe ka luajtur në disa seriale.


Eliz Nese Çagin e cila luan rolin e Ilajdës është 9 vjeç dhe ka lindur në Stamboll.

Ajo gjithashtu është shumë e njohur nga rolet në serialet turke. /revistawho.com