Pas dëmshpërblimit, Ardian Fullani kërkon rikthimin në detyrë

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka ngritur një padi në Gjykatën e Strasburgut për shkarkimin e tij.

Fullani ka paditur Këshillin Mbikëqyrës të Bankës dhe Kuvendin. Gjykata e Strasburgut ka sjellë pyetjet nëse janë zbatuar siç duhet procedurat ose jo, gjatë vendimit për shkarkimin e tij.

Sipas Gjykatës së Strasburgut, Ardian Fullani kërkon rikthimin në detyrë, pasi ai pretendon se i janë shkelur të drejtat.

Fullani u arrestua në vitin 2014 me akuzën e vjedhjes duke shpërdorur detyrën për 713 milionë lekë të reja. Më pas, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë votoi për shkarkimin e tij nga posti i Guvernatorit në vitin 2014 dhe u miratua nga Kuvendi, pas skandalit që plasi në Bankën Qendrore.

Ardian Fullani fillimisht u arrestua, më pas Gjykata vendosi arrest shtëpie, kurse vendimi i Apelit, më 23 dhjetor të 2015 e shpalli të pafajshëm.

Kujtojmë se ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, 56 paga dëmshpërblim nga vendi ku ka punuar më parë.

Ai ka arritur të fitojë gjyqin me Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin, duke marrë dëmshpërblim për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej disa vitesh.

Fullani iu drejtua Gjykatës Administrative, duke paditur Kuvendin e Shqipërisë dhe Bankën Qendrore e Shqipërisë.

Ai kërkoi dëmshpërblim pasuror dhe jo pasuror të shkaktuar.