Drejt fundit rregjistrimi i makinave me kategorinë më poshtë se Euro4

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar një njoftim për të gjithë ata që kanë të parregjistruar një makinë me kategori mjedisore nën Euro 4 se afati i tegjistrimgt tëvtyre është deri me 31 12, 2019

Ja njoftimi i plotë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

FUNDVITI PO AFRON?

DPSHTRR rikujton publikun se:

Afati i regjistrimit të mjeteve, me kategori mjedisore nën EURO 4 të importuara e zhdoganuara brenda dt. 31.12.2018, sipas VKM Nr. 633, dt. 26.10.2018 (të ndryshuar), është DERI NË 31.12.2019!

Pas kësaj date, pra nga dt.01.01.2020, për mjetet e përdorura, lejohet regjistrimi për herë të parë vetëm nëse përmbushin kategorinë mjedisore EURO 4 e lart, ndërsa mjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6 (sipas kritereve të VKM Nr. 633)!

Për të gjitha subjektet që do të regjistrojnë mjetin për efekt rishitjeje, është i mundur çregjistrimi i përkohshëm për të ndaluar pagesën e taksave!