Momenti kur shpërthen vullkani, vdesin disa turistë

Pesë persona kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur ose mungojnë pas shpërthimit të një vullkani në Zelandën e Re.

Whakaari ose ndryshe Ishulli i Bardhë, shpërtheu të hënën duke hedhur në ajër tym dhe zjarr deri në 3 mijë metra lartësi.

Një grup me turistë ishin brenda në krater përpara shpërthimit, të tjerë ishin në anije.

Mendohet se në kohën e shpërthimit, në ishull ishin 50 persona. 23 janë evakuuar.

Operacionet e shpëtimit janë shumë të vështira.