FOTO/ Ters për çdo skuadër, edhe Cristiano Ronaldo del me 'Rama ik'

Ters për çdo skuadër. Aq sa, nëse shkel ai në stadium, vesh fanellën e skuadrës apo takon lojtarët e saj, skuadra në fjalë humbet.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama u pa në teksa takonte futbollistët e Juventus, Cristiano Ronaldo dhe Gigi Buffon, ndërsa një ditë më pas, bardhezinjtë do të pësonin një humbje të rëndë përballë Lazios 3-1.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërthejnë meme, të cilat ironizojnë kryeministrin.

Në një prej tyre shfaqet ylli portugez duke kërkuar largimin e tij.../SYRI.net