VIDEO/ Shikoni si hidhet në erë godina 5-katëshe në Shkozet
Mesditën e sotme forcat e IKMT-së kanë shpërthyer një godinë 5 katëshe në Shkozet të Durrësit.
Mjetet e rënda të IKMT-së kanë bërë shembjen e kontrolluar të kësaj godine, ndërsa tronditja është ndier në të gjithë zonën përreth.
Që nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, godina ishte bërë e pabanueshme dhe autoritetet vendosën për shembjen e saj, pasi kishte pësuar dëmtime në strukturë, ndërsa banorët e saj janë strehuar përkohësisht në hotele.