7 persona humbin jetën pas shpërthimit të gazit në një bllok apartamentesh

Të paktën shtatë njerëz kanë vdekur në një shpërthim gazi në një bllok banesash në Sllovakinë lindore.

Një person është ende i humbur ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë të kërkojnë në ndërtesën në qytetin e Presovit.

Departamenti shtetëror i zjarrit tha: “Në përgjithësi, supozojmë se numri i viktimave në vend është tetë, shtatë të konfirmuara (deri më tani)”.

Shpërthimi ndodhi në majë të ndërtesës 12-katëshe ditën e premte.

Pothuajse gjysma e ndërtesës ishte e përfshirë në flakë dhe tre katet e larta u shkatërruan.

Zyrtarët thanë se 40 persona ishin lënduar.

Zjarri u shua të shtunën në mëngjes, pasi më shumë se 100 zjarrfikës punuan gjatë natës për ta sjellë atë nën kontroll.

Komandanti i  forcave zjarrfikëse, Jan Golias tha: “Zjarrfikësit nuk ishin dakord me ndryshimet e ndërtimit të bëra në vitin 2017. Disa rregullore u shkelën. Kjo mund të ketë shkaktuar rrëzimin e shkallëve, ku ne nuk mund të evakuonim banorët”.

Kryeministri i Sllovakisë Peter Pellegrini, i cili vizitoi vendin të premten, tha se ndërtesa është aq e dëmtuar sa mund të shkatërrohet.

Banorët në ndërtesat aty pranë u evakuan dhe qëndruan nëpër shkolla.