Eneda Tarifa fiton ‘Kënga Magjike 2019’

Eneda Tarifa është fituesja e festivalit “Kënga Magjike 2019”.

Pas votimit të artistëve, jurisë dhe publikut triumfoi kënga “Ma zgjat dorën”.

Në vend të dytë u rendit Anxhela Peristeri, ndërsa në vend të tretë Fifi.