Batohet autobusi me turistë, 26 persona të lënduar

Një autobus me turistë maqedonas është batuar ditën e sotme në Serbi në Kopanik. Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar 26 persona.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ambasada maqedonasë në Beograd duke konfirmuar se automjeti i rrëzuar ishte me turistë, nënshtetas të Maqedonisë së Veriut.

Fatmirësisht pjesa më e madhe e tyre është lënë të kthehet në shtëpi pas trajtimit mjekësor në spital.

Mësohet se në spital është mbajtur vetëm pacientja, e cila ka lëndime më të rënda dhe ajo është vendosur në Neurokirurgji në Qendrën urgjente në Nish.

Turistët maqedonas thuhet se ishin në një ekskursion njëditor në Kopaonik.