Juventusi zhgënjen përballë Lazios së Strakoshës

Lazio ka bërë befasinë e madhe duke mposhtur Juventusin.

Kryeqytetasit fituan me rezultatin 3-1 në “Olimpico” përballë bardhezinjve në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Serie A.

Në minutën e 25’ të ndeshjes, Cristiano Ronaldo arriti t’i kalojë në avantazh “Zonjën e Vjetër”, ndërsa pak para fundit të ndeshjes, Lazio arriti ta barazojë rezultatin përmes Luiz Felipe.

Gjatë pjesës së dytë Juventusi u godit edhe një herë në minutën e 69-të, kur Juan Cuadrado u ndëshkua me karton të kuq.

Pesë minuta pas këtij kartoni të kuq, Sergej Milinkovic-Savic e shënoi golin e fitores, ndërsa më vonë Ciro Immobile gaboi nga pika e penalltisë.

Lazio e vulosi këtë fitore në minutën e pestë të kohës shtesë, kur Felipe Caicedo shënoi për skuadrën vendase.

Pas kësaj fitore, Lazio mban vendin e tretë me 33 pikë të brumbulluara, ndërsa Juventusi qëndron në vendin e dytë me kuotën e 36 pikëve.