FOTO/ Messi prezanton Topin e Artë në ‘Camp Nou’, çmimi vjen nga duart e ...

Lionel Messi ka prezantuar përballë tifozëve katalanas “Topin e Artë”.

Para se të startonte sfida e javës së 15-të mes Barcelonës dhe Mallorcas, argjentinasi doli përballë publikut për të rrëmbyer duartrokitjet speciale në “Camp Nou”.

Ishin djemtë e Messit që i sollën babait të tyre çmimin prestigjioz që iu dhurua për herë të 6-të në karrierë nga “France Football”.