Marrëveshja me Serbinë, ja 3 parimet e Albin Kurtit

Kryeministri i mandatuar i Kosovës Albin Kurti ka shprehur angazhimin e tij se me të marrë detyrën si kreu i qeverisë do të krijojë Grupin e Negocimit, duke përfshirë dhe opozitën.

Normalizimi i marrëdhënieve duhet të vijë nëpërmjet insitucioneve jo nëpërmejt liderëve është shprehur Kurti.

I pyetur nëse Dialogu është prioritet për qeverisjen e tij, Kurti është përgjigjur se Prioritet janë punësimi dhe drejtësia dy gjëra për të cilat kishte premtuar në fushatën zgjedhore. Dialogu vjen pas këtyre.

Ripajtimi do kohën e tij ka bërë të ditur Kurti ndërsa Marrëveshja me Serbinë do të ketë tre parime:

Nuk ka Marrëveshje pa Dialog

Nuk ka Dialog me Harta

Nuk ka Harta me Presidentë përreth.

Palmer ka ndërhyrë në këtë qëndrim duke i sugjeruar Kurtit se duhet të dallohen parimet nga qëndrimet.

Parimet janë të pandryshueshme ndërsa qëndrimet/pozicionimet po. Në këtë pikë ka sugjeruar që Kosova të përqëndrohet tek zhvillimi i qëndrimeve pasi kështu mund të arrihet një marrëveshje.

Sipas Kurtit, Dialogu i përket institucioneve jo liderëve.