VIDEO/ ‘Djajtë e Kuq’ shënojnë golin e dytë përballë Man Cityt

Manchester United ka shënuar edhe golin e dytë në derbin kundër Manchester Cityt.

Në minutën e 29’ Anthony Martial shënoi një gol të bukur duke finalizuar me sukses insistimin e “Djajve të Kuq”.

Manchester United po zhvillon minuta mjaft të mira duke dominuar lojën përballë “qytetarëve”.