Kukësi përmbysje të çmendur përballë Tiranës

Kukësi ka bërë një përmbysje të pabesueshme në “Selman Stërmasi” përballë Tiranës.

Verilindorët po fitojnë me rezultatin 3-1 falë golave nga Shkurtaj (65’), Enis Gavazaj (75’) dhe Kristal Abazaj (80’).

Sulmuesi nga Elbasani realizon golin e tretë për skuadrën e Duros, teksa ekzekuton saktë një goditje dënimi, duke e dërguar topin në shtyllën e parë të portierit Lika!