Monchengladbach mposht Bayernin dhe mban kryesimin në Bundesliga

Borussia Monchengladbach ka fituar ndaj Bayern Munich.

Gladbach përmbysi rezultatin 2-1 përballë bavarezëve ndërsa golat u shënuan gjatë pjesës së dytë.

Ivan Perisic (49’) me një gol të bukur i dha avantazhin Bayernit, por shumë shpejtë Ramy Bensebaini (60’) barazoi gjithçka.

Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte pa fitues, në skenë doli Javi Martinez që u fut në fushë gjatë pjesës së dytë, por u ndëshkua me dy të verdhë pasi në fund shkaktoi penallti.

Nga pika e bardhë i saktë u tregua Bensebaini (90+2′) i cili shënoi golin e dytë personal dhe fitues për ekipin e tij.

Bayern tashmë bie në vendin e 6-të me 24 pikë të brumbulluara kudërsa Monchengladbach vazhdon të qëndrojë në krye të Bundesligas me 31 pikë.