'Ja kush qëndron pas fundosjes së pallatit që vrau 7 persona në Durrës'

Në pallatin 6 katësh në Durrës, i cili u shemb pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, humbën jetën 7 persona. Por ish kryeministri Sali Berisha, referuar mesazhit të një qytetari, akuzon ish kryetarin e PS në këtë qytet, si shkaktar të tragjedisë.

Sipas tij, shkak për shembjen e pallatit është bërë ngritja e një lokali në katin e parë, çka ka sjellë edhe dëmtimin e strukturës mbajtëse të godinës.

"Ja kush qendron prapa fundosjes se pallatit 6 katesh ne Durres. Veprimi kriminal i ish kryetarit te PS se Durresit! 7 jete te humbura!", shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit digjital.

Doktor te uroj shendet e çdo te mire familjes tende Doktor,me duhet te informoj termeti dhe fundosja me dy kate e pallatit 6 katesh,ku u mori jeten 7 qytetareve,familjes Reçi me kater antare,ka te beje 100 % me lokalin poshte, ishte i nje eksponenti te larte te Partise Siçilist,ish kryetarit te PS-se Durres dhe mikut te ngushte te Vangjush Dakos,prandaj heshtet ne kete forme !!!???Gjithe te mirat te uroj,me respekt shume,