VIDEO/ Real Madrid mposht Espanyolin, vendosin golat e Varane dhe Benzema

Real Madrid mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Espanyolin në “Santiago Bernabeu”, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 16-të në La Liga.

Me shumë mungesa në formacion, ndeshjen për madrilenët e zgjidhën Rafael Varane dhe Karim Benzema.

Në minutë e 37’ Varane u tregua i saktë përpara portës pas asistimit të Benzemas, ndërsa në fraksionin e dytë, 11 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Benzema realizoi edhe golin e sigurisë.

Që nga minuta e 83-të, Reali luajti me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Mendy me kartonin e dytë të verdhë. Gjithsesi, rezultati nuk ndryshoi më, me Realin që siguroi suksesin e 10-të në kampionat.

Kështu me këtë fitore skuadra madrilen shkëputet tri pikë nga Bacelona e vendit të dytë, e cila luan sonte në darkë kundër Mallorcas.