Vargjet rrënqethëse të Çun Lajçit për tërmetin kthehen në këngë nga Arif Vladi dhe Kastriot Tusha

Një ditë pas tërmetit të datës 26 nëntor aktori i njohur shqiptar Çun Lajçi i kushtoi disa vargje rrënqëthese për atë çfarë përjetuan shqiptarët.

Dhe këto vargje sa rrënqethese aq dhe domethënëse janë materializur në këngë nga nga tenori i njohur Kastriot Tusha dhe këngëtari tjetër i muzikës popullore Arif Vladi.

Të ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” tenori i mirënjohur, Kastriot Tusha, ka treguar emocionet që ka përjetuar nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, ku shumë qytetarë ndërruan jetë dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur dhe pa shtëpi.

Për këtë, ai së bashku me artistët e tjerë ka menduar që të organizojnë një koncert bamirësie gjatë fundjavës në Austri dhe në Zvicër dhe të ardhurat e grumbulluara të t’i shpërndajnë tek familjet në nevojë.