", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Angela Martini largohet nga Shqipëria me këto fjalë: Kur shqiponjat bëhen bashkë, ato e çajnë qiellin…

Menjëherë pas lajmit të tërmetit mëngjesin e datës 26 nëntor, modelja shqiptare, Angela Martini vendosi të udhëtojë drejt Shqipërisë për t’u gjendur pranë familjeve në nevojë. Një ditë më parë ajo vizitoi nga afër qytetin e Durrësit, ndërsa sot me anë të një postimi në ‘Instagram’ ka treguar se të gjithë bashkë mund t’ia dalin.

“Tragjedia në vendin tënd flet me gjuhën e zemrës. Përballja me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ishte më e vështirë nga sa mendoja. Duke uruar më të mirën për familjet e prekura nga tërmeti, u largova nga ky qytet, besimplotë se gjithçka do të zgjidhet për ta, nën kujdesin e qeverisë shqiptare, me përkrahjen e shqiptarëve të mirë, kudo në botë. Kur shqiponjat bëhen bashkë, ato e çajnë qiellin. Beso shqipe, bashkë do t’ia dalim”, ka shkruar Martini krah fotove nga vizita e saj në qytetin e Durrësit.

Kujtojmë se Angela ndihmoi disa familje të prekura nga tërmeti duke i strehuar dhe pajisur me çdo orendi tjetër të domosdoshme.

View this post on Instagram

Tragjedia në vendin tënd flet me gjuhën e zemrës. Përballja me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ishte më e vështirë nga sa mendoja... Duke uruar më të mirën për familjet e prekura nga tërmeti, u largova nga ky qytet, besimplotë se gjithçka do të zgjidhet për ta, nën kujdesin e qeverisë shqiptare, me përkrahjen e shqiptarëve të mirë, kudo në botë. Kur shqiponjat bëhen bashkë, ato e çajnë qiellin ♥? Beso shqipe, bashkë do t’ia dalim

A post shared by Angela Martini ???? (@angela_martini) on