Talenti i njohur shqiptar në Amerikë publikon këngën e re “405”

Ka ardhur me projekt të ri muzikor.

Stanaj ka gëzuar shumë fansat e tij që me padurim po prisnin diçka të re nga këngëtari, dje gjatë mbrëmjes ai ka lançuar projektin e tij më të ri muzikor, shkruan Syri Kosova.

Shqiptari që njihet edhe ndërkombëtarisht, këngën e ka punuar edhe me klip, skenat e xhiruara në studion e tij.

Kënga është publikuar në të gjitha platformat digjitale përfshirë këtu edhe Youtuben, në kanalin zyrtar të Stanaj mund ta dëgjoni këngën e re.