VIDEO/ Tërmeti i 26 Nëntorit zgjati 54 sekonda, jo 30! Sizmiologëve iu ikën dritat

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon sërish lidhur me tërmetin e frikshëm të 26 nëntorit.

Teksa publikon një video ku tregohet se lëkundjet zgjatën jo 30, por 54 sekonda, ish kryeministri e quan të turpshme faktin se menjëherë pas tërmetit, qendrës së sizmiologjisë iu ndërpre energjia elektrike.

"Tërmeti nuk zgjati 30 por 54 sekonda!

Tërmeti i 26 nëntorit në Durrës nuk u rregjistrua. Sizmiografit iu ndërpre energjia me lëkundjen e parë. Nuk kishte sipas rregullit burim të dytë rezervë! Turp! Narkoshteti ka vetëm interesa mafioze. Kjo video tregon se tërmeti zgjati fiks 54 sekonda! Ndiqeni videon", shkruan Berisha në reagimin e tij.