FOTO/ Anglea Merkel viziton kampin e tmerrshëm Auschwit-Birkenau:Ndihem shumë e turpëruar

Së fundmi kancelarja gjermane Angela Merkel së bashku me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki kanë vizituar kampin famëkeq ‘Auschit- -Birkenau ‘.

Gjatë vizitës kancelarja gjermane është shprehur:

'Ndihem thellësishtë e turpëruar dhe nuk duhet ta harrojmë kurrë duke theksuar më tej se horrori i një prej kampeve naziste të përqendrimit, nuk mund të perceptohet nga mendja njerezore’.

Përsa i përket këtij kampi famëkeq kujtojmë se që nga viti 1940 deri në 1945 të paktën 1,1 milion persona kanë vdekur  960.000 prej të cilëve burra, gra dhe fëmijë hebrenj të shpërngulur nga vendet e Evropës së pushtuar nga nazistët.

75 mijë polakë, 21 mijë ciganë dhe 15 mijë sovjetikë u vranë gjithashtu në këtë kamp.

Fillimisht qe një kamp përqendrimi për 10 mijë persona.

Më pas  Auschwitz u shndërrua në uzinë shfarosje masive dhe u shtri deri në tre kilometra, u pajis me dhoma gazi të lidhur me krematoriume.

Gjatë operacionit për çlirimin e kampit humbën jetën 230 ushtarë sovjetikë.